Video/ Macron humbet kontrollin me forcat izraelite të sigurisë

macron-loses-his-temper.jpg

Presidenti francez, Emmanuel Macron, është përfshirë në një situatë aspak të zakonshme gjatë vizitës së tij në Jeruzalem.

Ai ka humbur durimin me forcat speciale të sigurisë izraelite dhe i ka përzënë nga kisha e Shën Anës, e cila i përket qeverisë franceze.

“Të gjithë i dinë rregullat. Nuk më pëlqeu ajo që bëre përpara meje. Dil jashtë! Ju lutemi respektoni rregullat, ato janë zbatuar për shekuj me radhë dhe nuk kanë pse të ndryshojnë me mua. Nuk ka nevojë të provokohet askush”-dëgjohet Macron duke iu drejtuar forcave të sigurisë.

Kisha Katolike Romake, e cila daton në shekullin XII, iu dhurua Napoleonit III nga Sulltani Osman në vitin 1856.

Një zëdhënëse e Pallatit Elysée sqaroi se Presidenti Macron kishte ndërhyrë pas një përplasje midis forcave franceze dhe atyre izraelite e cila u qartësua dhe vizita shkoi sipas planit.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303