VIDEO / Makinat bëhen përshesh në Qafë-Kashar, kaos në autostradë

Një aksident zinxhiror ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës, në zonën e Qafë-Kasharit, ku janë përplasur mes tyre tre automjete.

Nga pamjet ekskluzive të ardhura në redaksinë tonë, shihet se nga aksidenti ka pasur dëme të shumta materiale, sidomos për dy prej mjeteve të përfshira në të, ndërkohë që në vendin e ngjarjes ka ardhur policia për kryerjen e hetimeve përkatëse për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Paraprakisht mësohet se shkak ka qenë mos respektimi i distancës së nevojshme nga automjetet. (real-nws.tv)