fbpx

Video/ Manastirliu del me thirrjen urgjente: Sot te Infektivi ka të rinj që…

Ogerta-Manastirliu-ministre-e-Shëndetësisë.jpg

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një video të shpërndarë në rrjetin social Facebook, ku shfaqet moderatorja Julka Gramo, e cila bën thirrje që të vendosim maskë për të mbrojtur veten tonë dhe të tjerët.

Manastirliu në mesazhin e saj iu ka bërë apel të rinjve për të marrë përgjegjësi individuale për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Manastirliu deklaron se në spitalin infektiv mes qytetarëve të shtruar, ka të rinj që po trajtohen për simptoma të rënda të shkaktuara si pasojë e COVID19.

 “🔴#COVID19

‼️Sot në spitalin infektiv mes qytetarëve të shtruar, ka të rinj që po trajtohen për simptoma të rënda të shkaktuara si pasojë e COVID19, sepse virusi nuk bën dallim moshe.

Sot, ka shumë të rinj që me kontaktet e shpeshta me njëri-tjetrin, pa i respektuar rregullat, rrisin mundësinë e përhapjes së infeksionit dhe e përcjellin atë tek prindërit, gjyshërit, duke i vënë ata në rrezik serioz!

Vetëm me kontributin e të rinjve, për të marrë përgjegjësi individuale në këtë kohë të pazakontë, përhapja e koronavirusit të rrezikshëm mund të frenohet!

😷 Vendose maskën🙏🏼

↔️ Ruaj distancën

🧼 Laj shpesh duart

#RuajVeten #RuajTëTjerët 🤜#COVID19🤛”, shkruan ministrja.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/3177576898952838/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303