VIDEO/ McGregor i çoi dëm 1 milion dollarë për 40 sekonda Dan Bilzeranit

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua ndeshja midis Connor McGregor dhe Donald Cerrone në UFC.

Irlandezi fitoi brenda 40 sekondave, duke bërë një rikthim të jashtëzakonshëm në UFC.

Që nga humbja me Khabib Nurmagomedov, McGregor nuk zhvilloi asnjë ndeshje, ndërsa një ripërballje midis tyre pritet të ndodhë së shpejti.

Nga humbja e Cerrones, edhe ylli i rrjeteve sociale Dan Bilzerian ka humbur plot 1 milion dollarë që i kishte vënë bast për fitoren e ‘Cowboy-it’.

Madje këtë shumë të parave i humbi për vetëm 40 sekonda, pasi McGregor fitoi me nokaut teknik.