fbpx

VIDEO/ Me super ‘perlën’ e Kimich, Bayern bën një hap të madh drejt titullit

Bayern Munich ka fituar në shtëpinë e Borussia Dormund me rezultat 1-0 për të mbetur lider me shtatë pikë epërsi ndaj ndjekësit të parë.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë, ku nuk munguan rastet nga të dyja palët.

Kur pritej që pjesa e parë të mbyllej, në skenë doli Joshua Kimmich që shënoi një gol shumë të bukur me parabolë, pasi Roman Burki kishte lëshuar paksa portën (1-0). Goli u shënuan në fundin e pjesës së parë, pikërisht në minutën e 43-të.

Me këtë fitore Bayern Munich kaloi në kuotën e 64 pikëve, ndërsa Dortmund me 57 mbetet në pjesën e dytë.