Video me zgjidhje detyrash, Shahini jep lajmin e mirë për maturantët

besa-shahini-700x405.jpg

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka njoftuar pak më parë të gjithë maturantët se janë regjistruar qindra video të reja me zgjidhje detyrash në lëndën e shkencave dhe gjuhëve.

 “Të dashur maturantë,

Akademi.al, në bashkëpunim me MASR dhe UNICEF, kanë regjistruar qindra video të reja me zgjidhje detyrash për Maturën Shtetërore në lëndët e shkencave dhe gjuhëve. Ato do të transmetohen në RTSH çdo ditë nga ora 13:30 apo mund t’i aksesoni edhe tek platforma akademi.al.

Suksese!”-shkruan Shahini.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303