Video/ Meghan Markle shijon lirinë. E veshur sportive, me syze me kapuç duke i dhënë vetë makinës

Meghan Markle përfitoi plotësisht nga pavarësia e saj e re nga detyrat mbretërore.

Ajo është parë duke shkuar për në aeroportin kanadez për të marrë një shoqen e saj.

Meghan u shfaq me një kapuç të zi dhe syze dielli.

Ajo hoqi syzet e diellit për një moment të shkurtër para se t’i vinte përsëri për të bllokuar diellin e ashpër të ditës së vonë, ose për të mos u njohur.

Në fotot e marra ekskluzivisht nga DailyMail, Dukesha e Susex kishte parkuar jashtë Aeroportit Ndërkombëtar të Victoria në një Land Rover Discovery të enjten pasdite.

Ajo dukej në humor të mirë ndërsa bisedonte me një burrë në sediljen e përparme, i cili besohej se ishte roja personale, për rreth 10 minuta derisa mbërriti mikja e saj Heather Dorak.

Paraqitja e Meghan në aeroport erdhi tetë ditë pasi ajo dhe Princi Harry njoftuan se do të hiqnin dorë nga detyrat e tyre si mbretërore dhe do të ndanin kohën e tyre midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Veriut.

Stafi i Harry dhe Meghan në Frogmore Cottage raportohet se u largua, çka tregon se çifti do të vendoset përgjithmonë në Kanada.

Meghan u përfol fort se nuk do të kthehet më.

meghan driving 1 meghan driving 2 meghan driving 3 meghan driving 4 meghan driving 5 meghan driving
<
>