fbpx

VIDEO/ Mesazhi i fortë i Ramës për studentët protestues

screenshot-3_1544371493-5500041.jpg

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një video live nga Facebook me një mesazh për të gjithë studentët protestues.

Ai e ka konsideruar protestën e tyre si një zgjim momental që nuk po përfaqësohet përmes një grupi njerëzish të zgjedhur nga të rinjtë, çka sipas tij përbën një problem për bashkëpunimin mes tyre dhe qeverisë.

Rama apeloi për dialog në rrjet social. Ai ka vënë theksin mbi plagët e sistemit arsimor në vend dhe e ka pranuar mund të ndërhyjë në zgjidhjen e kushteve të studentëve.  “Nevoja për më shumë financim, infrastrukturë, kushte më të mira në tërësi, është e ditur. Por dua ta them qartë fare se as ulja e tarifave, as investimet, as biblioteka e re, gjëra që po bëhen, nuk adresojnë sëmundjen, por vetëm simptomat. Këto duhen pa diskutim. Kemi bërë më shumë se ata para nesh, por e di që s’mjafton. Unë jam i pari që e di këtë”, tha ai.

Kryeministri u shpreh se “sot nëse duam ta kthejmë këtë zgjim studentor momental në një momentun vendimtar, na duhet një lëvizje e fortë dhe e bashkuar. Nuk po përpiqem t’iu bëj magji protestuesve që të shpërndahen se nuk dua që të marrin një fitore momentale…nuk dua që të rrinë mbledhur derisa të bien në kurthin e kazanit politik dhe mediatik ku i joshin për të nxjerrë nga zjarri gështenja që për vetë si nxjerrin kurrë se askush nuk i merr seriozisht. Kjo e imja s’është taktikë, por një bindje se duhet tentuar një strategji qeveri- studentë. Duhet të bashkohemi kundër sistemit të korrupsionit dhe kulturës së falsifikimit e keqadministrimit të Universitetit”.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *