fbpx

Video-mesazhi/ Zana Çela bën thirrjen e rëndësishme: Kaq pak na kërkohet…

Drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit Zana Çela ka bërë sot një apel ndaj qytetarëve që të bëjnë kujdes dhe të ruajnë distancimin social, duke iu referuar rritjes së numrit të infektimeve me COVID-19.

Ka qenë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ajo që ka publikuar në faqen e saj zyrtare mesazhin e Zana Çelës.

“Të dashur miq, bashkëqytetarë të vendit tim. Kur në muajt mars, prill, kur shikoja televizionet italiane nxirrnin nga spitalet qindra arkivole çdo ditë, pa mundur të shpëtonin jetët e njerëzve të prekur na koronavirusi, kisha frikë se kjo panorama do të vinte dhe tek ne. Po ne të gjithë së bashku ia dolëm, pasi kishim besim tek rregullat. Në zbatimin e rregullave të karantinimit. Sot mbas muajsh sakrificash, rastet e të infektuarve po rriten dhe kjo sepse nuk po mund të zbatojnë dhe rregullat e thjeshta; distancimin dhe vendosjen e maskës. Kaq pak na kërkohet, të ruajmë distancë dhe të vendosim maskën që mos të infektohemi dhe të rrezikojmë jetët tona dhe të familjeve dhe pri ndeve tanë që kanë një shëndet të brishtë. Kaq pak na kërkohet; vendosja e një maske dhe distancimi, që të shpëtojmë spitalet nga tejmbushja. Mos harroni, një maskë mban larg koronavirusin, shpëton jetët dhe shpëton normalitetin ekonomiko-social të vendit”,- thekson Zana Çela në videomesazhin e saj.

Mesazh ndërgjegjësues

🔴#COVID19“Na kërkohen dy gjëra shumë të thjeshta, distanca dhe vendosja e maskës, që të shpëtojmë spitalet nga tejmbushja, të shpëtojmë veten dhe prindërit tanë nga infektimi” – Zana Çela.😷 Vendose maskën🙏🏼 #RuajVeten #RuajTëTjerët#Bashkë kundër 🤜#COVID19🤛

Geplaatst door Ogerta Manastirliu op Maandag 6 juli 2020