fbpx

VIDEO/ Mësohet tre zonat më të rrezikshme në Tiranë prej COVID-19

Teksa kryeqyteti është më i prekuri nga koronavirusi janë mësuar tre zonat që janë më të rrezikshme.

Vatrat kryesore të Covid në Tiranë janë Astiri, te Fresku dhe te Kodra e Diellit.

Kështu janë shprehur mjekët epidemiologe, gjatë një takimi me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, duke u bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm.

“Në punën tonë prej 5 muajsh na ka ndodhur që kryesisht vatrat më të rëndësishme janë në zonat rurale tek Astiri, Fresku dhe kryesisht tek Kodra e Diellit. Kush është kryesore? Vatrat janë të transmetimit komunitar, sidomos me hapjen, sidomos me ceremonitë mortore, festash, ditëlindje që marrin pjese grumbullime të rinj, që kemi vënë re kohët e fundit”, u shpreh mjekja në videon që ka shpërndarë ministrja në rrjetin social “Facebook”.