Video/ Messi i thotë trajnerit të Brazilit të mbyllë gojën

Argjentina dhe Brazili kanë zhvilluar një miqësore mbrëmjen e së premtes.

Argjentinasit mposhtën brazilianët në takim miqësor.

Messi shënoi golin e vetëm në këtë takim në minutën e 13-të, ku fillimisht dështoi nga penalltia e më pas nga topi i kthyer shënoi në portën e Alisson Becker.

Por, pas këtij momenti, kur loja ishte duke u zhvilluar normalisht – trajneri i Brazilit, Tite, kishte kërkuar një karton të verdhë për yllin e Barcelonës për shkak të ndërhyrjes së qëllimshme ndaj një lojtari brazilian.

32-vjeçari ishte i acaruar nga kjo kërkesë dhe bëri me shenjë nga Tite që ta mbyllte gojën.

Trajneri i kombëtares braziliane pas ndeshjes ka zbuluar një gjë të tillë dhe tha se ai kishte bërë një kërkesë që duhej të ndodhte, mirëpo Messi nuk kishte pritur gjatë dhe i kishte thënë ta mbyllte gojën.