VIDEO/Michael Jackson është gjallë? Sozia e tij flet, fansat kërkojnë testin e ADN-së

Disa fansa të çuditshëm pretendojnë se Michael Jackon është ghallë dhe po shtiret sikur është vetvetja.

Mbreti i popit vdiq në qershor të 2009-s nga një overdozë ilaçesh.Që nga zhdukja e tij, konspiracione të ndryshme kanë pretenduar se këngëtari e sajoi vdekjen e tij me qëllimin për t’u larguar nga projektorët.

Një video e re duket se i ka hedhur ‘benzinë zjarrit’ të konspiracionit.

Videoja e hedhur në Facebook tregon fansin që imiton MJ, i cili kërkon t’i bëhet testi i ADN-së, pasi ai pretendon se është vetë Michael.

Në video, Sergio Cortes që imiton Michael Jackson premton një spektakël që do jepet në qytetin tailandez të Pattaya-s, më 23 dhjetor.

Por ngjashmëria e madhe e muzikantit spanjoll me MJ ka bërë që fansat të ngrenë shumë pyetje.Burri duket se ka ngjashmëri të frikshme me yllin e popit dhe tiparet janë po ato.

Sergio thotë, me një zë tmerrësisht të ngjashëm me Jackson: “Përshëndetje të gjithë fansave të Michael Jackson, ejani e më shihni kur të performoj në Hollywood Pattaya në 23 dhjetor.

“Ju dua djema dhe do shihemi atje. Jam Sergio Cortes, shihemi së shpejti.”

Por që nga transmetimi i videos për 111 mijë fansat e tij, qindra syresh kanë nisur t’i kërkojnë të provojë se ai nuk është vërtet Michael.

Dikush tha: “Oh Zot, ti nuk je Sergio Cortès, je Michael Jackson.

“Dikush t’i bëjë ADN-në.”

Një tjetër shtoi: “Më duhet të shoh rezultatin e ADN-së, më vjen keq.”

“Ky është imitimi më i mirë që kam parë të MJ,” tha një tjetër.

Jo të gjithë shikuesit u besuan aludimeve të çuditshme, dikush tha: “Ky nuk është i vërteti, është një imitues”. Bota e konspiracionit ka patur edhe një ‘lajthitje’ tjetër në 2016n kur vajza e Jackson, Paris hodhi një selfie në Instagram.

Në pamje të parë dukej si një foto normale brenda makinës së saj. Por shumë shpejt, kërkuesit e së vërtetës, pretenduan se panë një hije të dyshimtë në pjesën e pasme të makinës.

Jackson u gjet i vdekur në pronën e tij në Los Angeles në 2009, në moshën 50 vjeçare.

Ai pësoi një atak në zemër pas një overdoze me propofol, e këshilluar nga mjeku i tij Conrad Murray, i cili më pas kaloi dy vjet në burg për shkaktim të vdekjes së pavullnetshme.