VIDEO/ Milani synon mbrojtësin e Uruguait

Screenshot_7-18.png

Mario Mandzukic, Soualiho Meite dhe Fikayo Tomori janë afrimet e Milanit në merkaton e dimrit. Përforcime cilësore për trajnerin Stefano Pioli, por drejtuesit e kuqezinjve nuk kanë ndërmend të ndalen.Dyshja Maldini-Massara po punojnë për një afrim të fundit dhe ai është Matias Vina. Gazzetta dello Sport raporton se Milani po studion afrimin e 23-vjeçarit të Palmeiras.23-vjeçari aktivizohet si mbrojtës i majtë, por bën mirë edhe rolin e qendërmbrojtësit. Uruguaiani me origjinë italiane numëron 9 ndeshje me kombëtaren latine, teksa është një nga lojtarët më të dalluar të ekipit brazilian.

Lojtari pëlqehet shumë nga kryesuesit e Serie A dhe drejtuesit e “Djallit” kanë nisur bisedimet me homologët e Palmeiras, për t’i dhuruar Piolit një tjetër përforcim në momentet e fundit të merkatos.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303