30.5 C
Tirana
E enjte, 13 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Video/ Mirela Kumbaro, e zhgënjyer nga shkarkimi

spot_img

Një aktivitet që ka mbyllur vitin kulturor Shqipëri-Austri ka qenë “dëshmia” e parë se shumë nga ministrat e shkarkuar nga Edi Rama as që e prisnin diçka të tillë.

Shumë prej tyre të ftuar si ministra në aktivitet e kishin konfirmuar pjesëmarrjen për ditën e djeshme.

Shkarkimi ka bërë të vetën. Shumica e tyre nuk kanë shkuar në aktivitetin që u zhvillua ne Pallatin e Kongreseve.

Aty kanë mbërritur vetëm dy prej tyre, Kumbaro, e cila duhet të mbante edhe një fjalë përshëndetëse dhe ish-ministri i jashtëm, Bushati.

Në fjalën e Kumbaros ndihej qartë një lloj pezmatimi, shkruan Gazeta Dita.

Dhe jo rastësisht në mënyrë demonstrative ish-ministrja e Kulturës i kërkoi sallës një duartrokitje për ish-ministrin e jashtëm, si një lloj solidariteti mes të ikurish që nuk munden të thonë e as të bëjnë me shumë se kaq për të shprehur pakënaqësinë.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat