fbpx

Video/ Momentet e fundit të 8-vjeçarit Mateo që u vra nga fqinji i tij, i veshur me xhup e mbi biçikletë po shkonte për të blerë bukë

lajm-i-fundit-3-3-30.jpg

Këto janë pamjet e fundit kur Mateo Vasia, 8-vjeçari që u vra nga fqinji i tij, Klodian Çalamani, lëvizte me biçikletë në lagjen e tij. Nga pamjet e kamerave të sigurisë së një banese në fshatin Greçalli të Fierit, shihet se si i mituri, i veshur me një xhup të kuq, ecën me shpejtësi drejt dyqanit për të blerë një bukë.

Ka qenë pikërisht autori, 38-vjeçari ai që siç duket e ka joshur djalin duke i dhënë biçikletën e tij dhe më pas i ka kërkuar atij që t’i blinte diçka. Pamjet në fjalë, që janë edhe të fundit që kanë filmuar Mateon gjallë, janë parë nga familjarët e tij, të cilët të alarmuar kanë njoftuar policinë për humbjen e 8-vjeçarit.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303