fbpx

VIDEO / Momenti kur biznesmeni i njohur i shpëton plumbave për ‘fije’

moske.jpg

Një biznesmen i ri në Moskë është qëlluar me breshëri plumbash nga një grup personash.

Mediat e huaja raportojnë se është plagosur 23-vjeçari Dimitri Archipenko, i cili drejton një biznes makinash me qira.

Siç mund të shihet në videon e kapur nga kamerat e sigurisë, të riut i është bërë atentat sapo ka zbritur nga makina, teksa ka qenë nën shoqërinë e një gruaje.

Disa burra të armatosur e kanë ndjekur nga pas biznesmenin, duke e qëlluar me armë, por fatmirësisht një patrullë policie ka ndërhyrë në kohën e duhur.

Policia ka arritur të kapë agresorët dhe të shpëtojë nga vdekja biznesmenin e ri, i cili ndodhet në spital me disa plagë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303