fbpx

VIDEO / Momenti kur Policia private i përgjigjet me armë zjarri grupit të “Llepotës” në Prishtinë

a-2-600x360.png

Astrit Mehmeti, 47-vjeç, i njohur me nofkën “Llepota” dhe Andi Pajaziti, i njohur me nofkën “Italiani” dyshohet se të premten e javës së kaluar të kenë plagosur me armë zjarri katër roje të klubit të natës “Duplex”.

Astrit Mehmeti, i cili është emër i njohur për Policinë e Kosovës, ka hapur zjarr ndaj katër rojeve të sigurimit të klubit të natës që ndodhet në qendër të Prishtinës, teksa ka qenë i shoqëruar nga Kushtrim Krasniqi dhe Andi Pajaziti, këta të fundit të dy të armatosur.

Problemi ka nisur qysh herët nga Mehmeti i njohur si “Llepota” në kryeqytet, ai kishte bërë disa herë probleme në klubin e natës “Duplex”, raste këto që janë të njohura për Policinë.

Për këto arsye atij i është ndaluar hyrja në klubin e natës dhe sigurimi të premten ka penguar duke deklaruar se nuk mund të hyjë brenda.

Por, pas kësaj ka filluar sherri i madh, Mehmeti siç shihet në videon e siguruar nga Metro nxjerr armën e tij dhe shtie në drejtim të sigurimit që ishin aty, madje ai pas kësaj edhe përleshet fizikisht me ta.

Por, kjo zgjat vetëm pak minuta, pasi sigurimi i klubit të natës që ishte brenda, del në ndihmë të shokëve dhe i kundërpërgjigjen edhe ata me armë zjarri, kështu duke bërë Mehmetin dhe shokët e tij të ikin nga vendi i ngjarjes.

Nga ky sulm i armatosur, Mentor Bogujevci, Arben Jashari, Kujtim Gashi dhe Arsim Shala janë katër personat të cilët kanë mbetur të plagosur dhe janë në Qendrën Klinike Universitare duke marrë trajtim mjekësor.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303