VIDEO/ Momenti shokues, vrasësi ikën nga makina e policisë dhe…

Një ngjarje e rrallë dhe shokuese ka ndodhur në rrugët e Amerikës. Një i ri i arrestuar nën akuzën e vrasjes ka tentuar që të ikë nga dritarja e makinës, por u arrestua pak më vonë nga policia.

Ngjarja ndodhi në Manhattan, ku 28-vjeçari Raymond Johnson vendosi të arratisej, duke përfituar nga momenti që policët i kishin kthyer shpinën. Vrasësi i dyshuar del nga dritarja, arrin që të ikë, por se më tej një person lajmëroi policinë, e se forcat policore e arrestuan djaloshin.

Ky ishte një moment i sikletshëm për policinë amerikane, ndërsa edhe reagimi ishte i shpejtë dhe efikas.