fbpx

Video / Ndërtuesi i pallatit të dëmtuar nga tërmeti: Përgjegjësinë nuk e mbaj unë, por Zoti!

Screenshot_4-15.jpg

Jemi në Shkozet, në atë që njihet si pallati 10-katësh pranë drejtorisë së AKU. Grupi i inxhinierëve sapo ka kryer inspektimin dhe e ka klasifikuar të pabanueshme godinën deri në kryerjen e rikonstruksionit të plotë. Situata brenda pallatit është tepër e rëndë. Muret e apartamenteve janë rrëzuar sikur të ishin copa kartoni.

Aty gjejmë edhe arkitektin që ka ndjekur punimet për ndërtimin e pallatit, Erind Cami, i cili është djali i pronarit të kompanisë ndërtuese Er-Ar, Maksim Cami.

“Nga kontrolli rezulton që struktura nuk ka dëme të dukshme, ndoshta për analizë tjetër duhen teste me i nstrumenta, valë jo shkatërruese. Ka dëme të çuditshme, stress në muraturë që nuk e konstaton dot direkt për të vënë gishtin për faj, është i pabanueshëm se ka rrezik për shkëputjen e inerteve”, tregon arkitekt Erind Cami.

Edhe në këtë rast, u vendos nga inxhinierët një inspektim i dytë për të përcaktuar përfundimisht nëse ka dëmtime të strukturës që mund të jenë të padukshme.

“Struktura filimisht në pamje të dukshme tha është OK, tha ka diskordime në raport me projektin se muret s’kanë rënë pa arsye”, tregon Arta Çuni, banore.

Arkitekti i pallatit, që është njëkohësisht djali i ndërtuesit, i gjen arsyet e dëmtimeve të rënda tek furnitorët.

“Unë s’kam fabrikë tulla të kontrolloj si është, unë e blej te një i tretë, që është i lincensuar.

Unë i kam bërë ekspertizën e qëndruar te koka, si shkoj mbarëvajtja e punimeve sipas një kodi që kam në punë, unë s’kam eksperiencë në të tilla raste.

Kush është përgjegjësi ? Përgjegjësi sipas teologjisë është Zoti, po për mua është tërmeti, se pallatin nuk e prisha unë, as tullat nuk i prisha unë, u përpoqa e ndërtova..

Se bëra të prishja tullat e të plagosja njeri, mëse rëndësishmja është që në këtë pallat nuk ka as të plagosur, as viktima”, thotë arkitekti Erind Cami.

Disa prej banorëve të mbetur në qiell të hapur, bëhen pjesë e debatit teknik mbi shkaqet që çuan në shkatërrimin e pallatit. Ata kërkojnë përgjigje nga ndërtuesi.

Edhe pallatet e tjerë të firmës Er-Ar kanë dëmtime të një grade të rëndë. Zhvendosemi rreth 300 metër dhe shohim dy pallatet e tjera të kompanisë të shpallura të pabanueshme.

Muret janë rrëzuar dhe fati i ka shpëtuar banorët. Një tjetër pallat aty pranë nuk ka pësuar asnjë dëmtim.

Dy realitete të ndryshme në pak metra.

Top Story, ka siguruar edhe dokumentacionin e Bashkisë së Durrësit për këtë godinë.

Mes tyre, është edhe dokumenti i firmosur nga ish-kryebashkiaku Vangjush Dako ku përcaktohet se këto pallate, janë projektuar të përballojnë goditje tërmeti deri në 9 ballë pa pësuar dëmtime.

Tërmeti i nëntorit ishte me magnitudë 6.4 rihter, dhe intensitet rreth 8 ballë.

Pra, intensiteti ishte më i ulët nga parashikimi i dokumentit të firmosur nga Dako, ndërkohë pallatet kanë pësuar dëmtime tepër të rënda./tch

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303