VIDEO-Ndeshja me Francën/ Blindohet stadiumi, masa të rrepta sigurie

Ndeshja me Francën por edhe inaugurimi i stadiumit të ri ‘Air Albania Stadium’ ka bërë që të merren masa të rrepta sigurie nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit në bashkëpunim me policinë e shtetit.

Ndërsa stadiumi është duke u mbushur me tifozë të shumtë, pamjet tregojnë se FSHF për herë të parë ka vendosur një sistem të ri për të hyrë në stadium, duke nisur që me biletën e cila çekohet elektronikisht e deri te detektorët metalikë për të mos lejuar futjen e sendeve të ndryshme.

Më herët, policia ka marrë masa të rrepta për ndalimin e fishekzjarrëve dhe kapsollave në stadium

Sipas policisë, si pasojë e shtimit të masave të kontrollin, që kanë nisur që në pikat kufitare, është kapur një shtetas kosovar, i cili kishte një çante shpinë plot me fishekzjarrë dhe kapsolla.