fbpx

Video/ Ndodh mrekullia, foshnja nxirret e gjallë nga rrënojat e avionit të rrëzuar

foshnja.jpg

Një foshnje është nxjerrë gjallë nga rrënojat e një avioni që u rrëzua në një shtëpi, duke vrarë të paktën 15 njerëz.

Ndërsa ekipet e shpëtimit po nxirrnin të mbijetuarit nga mbeturinat metalike, një foshnjë e vogël u gjet e gjallë mes rrënojave.

Nuk dihet ende gjendja e foshnjës por punëtori i shpëtimit vrapoi drejt një ambulance për të marrë ndihmë urgjente mjekësore.

Pasagjerët telefonuan shërbimet e urgjencës dhe postuan video në internet pasi Bek Air Z2100 u përplas mëngjesin e djeshëm në Almaty, qytetin më të madh të Kazakistanit.

Avioni i pasagjerëve transportonte 100 persona dhe në mesin e të vdekurve janë një gazetar i njohur investigativ dhe një ish-ministër i Brendshëm.

Foshnja nxirret e gjallë nga rrënojat e avionit me 12 të vdekur on Vidnews.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303