fbpx

VIDEO/ “Një histori korrupsioni dhe klientelizmi”, Basha denoncon Ramën

Vjen denoncimi i radhës i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, ndërsa akuzon këtë të fundit se ka inauguruar të njëjtën fermë në Divjakë, dy herë.

REAGIMI I BASHËS

Ndërkohë që RAMAVIRUSI po shkatërron agrobiznesin vendas, ideatori dhe zbatuesi i këtij shkatërrimi, vjet në 30 maj dhe këtë vit po në 30 maj shfaqet duke përuruar të njëjtën fermë në Divjakë.

Është e qartë se subvencionet e AZHBR-së për fermerët si çdo fond publik në Shqipëri janë vetëm në dispozicion të klientëve të Edi Ramës, të miqve dhe oligarkëve të tij. Pasi rrënuan ekonominë dhe zhvatën paratë e shqiptarëve, cirku kryeministror i rikthehet objekteve që ka përuruar më parë me shpresën se shqiptarët do t’i besojnë shfaqjet me regji qëndrore të ERTV-së.

Edi Rama i ka zhytur shqiptarët në …