VIDEO/ Një moment diell dhe më pas breshër i çmendur në Tiranë

Edhe pse është parashikuar se një mot i paqëndrueshëm këtë periudhë në kryeqytet, qytetarët e Tiranës nuk e prisnin një breshër të tillë.

Për rreth 10 minuta kanë rënë reshje të pandërprera të shoqëruara me breshër. Tirana është mbuluar nga breshëri duke vështirësuar edhe qarkullimin e mjeteve dhe të këmbësorëve.

Vetëm pas pak minutash dielli ka dalë përsëri dhe reshjet kanë pushuar.