fbpx

VIDEO/ Nuk iu lejua hyrja në Australi Novak Djokovici, serbët ‘shpërthejnë’ në këngë për Kosovën

Screenshot_1-26-600x360-1.png

Në shenjë proteste Serbët e Australisë kanë shkuar para hotelit ku po mbahet i ngujuar Novak Djokovici.Protestuesit i kanë dhënë mbështetje bashkatdhetarit të tyre, pasi këtij të fundit iu ndalua hyrja në shtetin e Oqeanisë, ndërsa kanë kënduar këngë nacionaliste kundër Kosovës.Tenisti serb është duke u mbajtur në Park Hotel, një ndërtesë që përdoret nga Qeveria e Australisë për ndalimin e emigrantëve në vend, pasi atij iu refuzua hyrja në Australi të mërkurën. Djokovic nuk u lejua të futet në Australi për të marrë pjesë në turneun grand slam, Australian Open 2022, pasi autoritetet e këtij vendi thanë se ai nuk i kishte plotësuar kërkesat për Covid-19. 34-vjeçari do të qëndrojë në Park Hotel deri të hënën, kur gjykata e Melbourne do ta marrë vendimin ndaj ankesës së tij kundër dënimit nga Australia.“Nga do që të shkoj përsëri kthehem tek ti, askush nuk mund të ma rrëmbejë Kosovën nga shpirti im”, është refreni i këngës së flokut serb “Vidovdan” nga i njëjti album i këngëtares Gordana Lazarević, i publikuar në vitin 1989. Kjo këngë e Lazarevic u frymëzuar nga Beteja e Kosovës më 1939, për të cilën serbët pretendojnë se ishte betejë e tyre kundër pushtuesit të atëhershëm Osman.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303