Pjesëmarrja e Alketa Vejsiut në Sanremo është komentuar edhe nga Olti Curri. Sipas Oltit hyrja e Alketës ishte e dhunshme dhe kërkonte të merrte vëmendje me zor. Performancën e saj në festival e ka krahasuar me emisionin ‘Opinion’ ku shpesh ka debate për të marrë fjalën.
“Hyrja më trembi, se ishte e dhunshme në njëfarë mënyrë. Nuk merret vëmendja në atë farë mënyre. Ishte gati gati e paedukuar. Amadeusi e tregoi këtë me humor se ai ka një eksperiencë tjetër.
Dukej më shumë si e ftuar te opinioni, se sa të ishte në Sanremo. Monologu s’më pëlqeu fare. Ai ishte një monolog i përvuajtur jashtë kohe. Gjërat kanë ndryshuar”, tha Olti i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”.
View this post on Instagram