fbpx

VIDEO/ Pamje të rënda, shembet vinçi gjigant mbi punonjësit, ka të vdekur

Një vinç gjigant është shembur derisa po kryheshin disa teste në një punishte të anijeve në Vishakhapantnam në jug të Indisë, ku si pasojë kanë humbur jetën të paktën 11 punonjës, shkruan NDTV.

Pamjet e transmetuara në televizion shfaqin kranin e ri, i cili me forcë të madhe përplaset në tokë në një vend punishte të anijeve pranë portit të këtij qyteti indian.

11 punonjës humbën jetën ndërsa Pesë të tjerë raportohet se janë dërguar me urgjencë në spital.

Në anën tjetër policia ka filluar hetimet dhe po tenton të konstatojë shkaqet e shembjes.