VIDEO/ Pamje të rënda, sherr mes të rinjve në bilardo, grushte dhe shqelma

Një sherr ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Astirit, në Tiranë, ku janë përfshirë disa të rinj. Sipas një video të mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA, shihet sesi dy djem përleshen me njëri tjetrin në ambientet e një bilardoje. Pamjet janë kapur nga kamerat e sigurisë të këtij biznesit.

Në video shfaqet një djalë, i cili hyn brenda bilardos dhe godet me grushte djalin tjetër. Ndërkohë, djali i dhunuar nuk reagon fare, madje as të mbrohet nga grushtet e marra.  Por, sipas qytetarit i cili ka dërguar rastin, thuhet se sherri ka nisur pas disa sharjeve në Instagram. Djali që e ka dhunuar e ka ndjekur tjetrin deri tek bilardoja dhe aty më pas e ka goditur sërish.

 

“U shanë në Instagram”/ Plas sheri në një bilardo në “Astir”, grushta dhe shqelma ndaj të riut on Vidnews.