fbpx

VIDEO/ Panik në rrugë, makina merr flakë në qendër të Vlorës

Një tjetër makinë është përfshirë nga flakët. Mësohet se pasditen e sotme një automjet është përfshirë nga flakët pranë shkollës së muzikës, në qytetin e Vlorës.

Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i zjarrit në automjet është bërë një shkëndije elektrike.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.