fbpx

Video/ Parakaloi në autostradë, sherr mes femrave në mes të rrugës

Trafiku i rënduar duket se ka mërzitur këto amerikane të cilat janë përleshur në mes të autostradës, pasi njëra prej tyre parakaloi, gjë që e mërziti shoferen tjetër, e cila po priste radhën për të kaluar.

Ajo zbriti nga makina dhe filloi menjëherë të godiste shoferen që parakaloi. Të dyja u përfshinë në dhunë, duke goditur njëra-tjetrën. Në video duket  edhe një shofere tjetër, e cila zbriti për t’i ndarë, por pa sukses.

Sherri është filmuar nga dëshmitarët që ndodheshin në autostradë.

Pas sherrit, ato u larguan nga vendngjarja dhe policia po kërkon ndihmën e dëshmitarëve për t’i  identifikuar.