fbpx

VIDEO/ Pas borës, Korça pushtohet dhe nga mjegulla!

Nëse do të vizitoni Korçën, përveç borës do të gjeni edhe shumë mjegull.

Që prej mëngjesit të kësaj të diele, qyteti, por edhe fshatrat përreth janë mbuluar nga mjegulla, e cila ka vijuar deri në këto orë të mbrëmjes. Sipas pamjeve të Report Tv pjesa më e madhe e këmbësorëve gjatë orëve të mbrëmjes kanë lëvizur me elektrik dore, për t’u ndjerë më të sigurt në kushte të tilla atmosferike.

Nga ana tjetër, nga autoritetet lokale u bëhet thirrje drejtuesve të mjeteve që të udhëtojnë ngadalë dhe me shumë kujdes.