fbpx

VIDEO/Pas lidhjes 3 vjeçare me miliarderin arab, Rihanna kapet ‘mat’ me Drake

rihanna-drake.jpg

Pak ditë më parë u bë i ditur lajmi se ylli i muzikës pop, Rihanna i kishte dhënë fund lidhjes 3 vjeçare me miliarderin arab, Hasaan Jameel. Artistja preferoi të mos flasë për këtë temë, duke mos zbuluar asnjë arsye rreth këtij vendimi.

Megjithatë duket se ajo e ka lënë çdo gjë pas krahëve, pasi është parë në shoqërinë e ish-të dashurit të saj, Drake. Ata janë fotografuar gjatë një shfaqje të organizuar në New York, ku dukeshin mjaft sportivë me ‘look-un’ e tyre. Rihanna dhe Drake kanë pozuar gjithashtu me disa prej fansave të tyre, të cilët i kanë kërkuar foto në vendin ku ndodheshin.

 

Kujtojmë se pak muaj më parë, 31-vjecarja u shpreh se ishte shumë e dashuruar me Jameel, duke i befasuar në këtë mënyrë të gjithë ndjekësit me ndarjen e tyre të papritur.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303