Video/ Pasagjerët shohin tmerrin me sy, avioni merr flakë në ajër

Një avion ‘Boeing Co 777’ i “Philippine Airlines” i nisur drejt Manilas, është përfshirë nga flakët.

Në pamjet e bëra publike nga mediet e huaja duket momenti kur njëri krah i avionit shpërthen në flakë, ndërsa thuhet se shkak ka qenë një defekt në një nga motorët.

‘Boeing Co 777’ është detyruar të rikthehet në pistën e Los Angeles. Sipas njërit prej pasagjerëve, katër goditje të forta u dëgjuan në kabinë pas ngritjes më pas motori “shpërtheu dhe u përfshi në flakë”.

Momenti i shpërthimit ka shkaktuar panik të pasagjerët. Sipas përfaqësuesit të kompanisë, motori shpërtheu në flakë për shkak të një mosfunksionimi mekanik.

Fatmirësisht, asnjë nga pasagjerët nuk u lëndua dhe u transferuan në një avion tjetër.