fbpx

VIDEO/ Perla  e ministrit Klosi: Valët e muzikës e përçojnë koronavirusin

Një deklaratë ‘perlë’ është bërë sonte në mbrëmje nga ministri i Turizmit, Blendi Klosi.

Ai ka dhënë një tjetër argument për ndalimin e muzikës pas orës 20:00 në lokale dhe mos hapjen e klubeve të natës.

I ftuar në studion e Report TV, Klosi tha se valët e përhapin virusin, dhe se sa më e lartë të jetë muzika, aq më shumë përhapet Covid-19, sipas Klosit.