Video/ Përmbytje në Angli, gjendet e vdekur një grua

Disa pjesë të Anglisë veriore janë përballë me shi 24 orë, duke detyruar shumë banorë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Më shumë se 100 paralajmërime për përmbytjet janë vendosur në të gjithë Anglinë. Agjencia e Mjedisit (EA) u ka kërkuar njerëzve që t’i marrin seriozisht.

Pjesë të Britanisë u përballën me kaosin e përmbytjes ndërsa trupi i një gruaje u nxor nga uji, shoferët u bllokuan në makinat e tyre, linjat e trenave u bllokuan dhe njerëzit u detyruan të flinin në një qendër tregtare gjatë natës.

Gruaja u përfshi nga ujërat e përmbytjes në Rowsley, Derbyshire dhe trupi i saj u gjet në Darley Dale në 10.40 të mëngjesit pas asaj që banorët e Yorkshire Jugut e përshkruanin si sasi ‘gati biblike’ të shiut.

Yorkshire dhe Midlands ishin zonat më të prekura, me gjashtë paralajmërime të rënda ‘për jetën’ në vend pasi ekipet e zjarrit u thirrën për të ndihmuar njerëzit.

35 shtëpi u evakuuan në Mansfield, ndërsa zonat e tjera u goditën nga kaosi i trafikut mes mbylljeve të rrugëve./real-news.tv/