VIDEO/ Përplasje të forta në Dibër, ka policë të plagosur

Efektivë policie kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasje me protestues në një prej KZAZ-ve të Dibrës.

Raportohet se protestuesit kanë thyer me dhunë KZAZ-në nr.19 në Dibër, e cila ndodhet brenda shkollës së mesme ‘Nazmi Rushiti’. Nga përplasja e dhunshme në ambientin e kanë mbetur të plagosur dhe efektivë të policisë që kanë tentuar të ndalojnë militantët dhe përfaqësuesit e PD së zonës.