Video/ Pesë të vdekur në protestat e dhunshme në Bolivi

Të paktën 5 persona raportohet se janë vrarë në Bolivi gjatë përplasjeve mes mbështetësve të ish-presidentit Evo Morales dhe forcave të sigurisë.

Një mjek tha se shumica e të vdekurve dhe të plagosurve kanë plagë plumbash.

Mirëpo, autoritetet e Bolivisë nuk raportuan vdekje në qytet.

Ish-presidenti Morales dha dorëheqjen më 10 nëntor mes protestave që shpërthyen pas zgjedhjeve presidenciale. Ai është larguar në Meksikë ku ka kërkuar azil pasi ka deklaruar se jeta e tij është në rrezik.

Në një intervistë për BBC, Morales u shpreh se mund të ndiqej penalisht nëse kthehej në Bolivi.

Ndërkohë presidenca mbahet nga Jeanine Anez, e cila u vetëshpall presidente. Qeveria e re ka prishur lidhjet me Venezuelën dhe po dërgon në shtëpi më shumë se 700 mjekë kubanë.

Lëvizjet kanë për qëllim të tregojnë se autoritetet e reja po distancohen nga aleatët rajonalë të krahut të majtë të Morales./real-news.tv/