VIDEO/ Plas keq në Parlament, grushtohen deputetët

Pamjet ku sallat e Parlamentit shndërrohen në arena boksi bëhen gjithnjë virale në rrjet. E tillë ka qenë edhe me videon e mëposhtme, ku duket momenti kur parlamenti në Sri Lanka ka pasur një seanca shumë të ‘nxehtë’.

Shumë deputetë, shumica prej të cilëve të veshur me të bardha, janë parë duke shtyrë dhe grushtuar njëri-tjetrin për disa minuta. Madje disa nuk hezituan t’i hedhin shportat e mbeturinave në drejtim të njëri tjetrit.

Guardian raporton se një deputet është shtruar në spital dhe një tjetër akuzohet se ka sulmuar me thikë kolegët, në rrahjen masive që ndodhi brenda Parlamentit të Sri Lanka.

Lër një koment