VIDEO/ Plas sherri mes Panuccit dhe gazetarit në konferencë për shtyp

panuci.jpg

Humbja e thellë e Shqipërisë në Loro Boriçi, ndaj Skocisë, ka bërë që tekniku italian Kristian Panucci, të humbë toruan përballë gazetarëve, nga pyetjet që nuk i pëlqejnë.

Gjatë konferencës së sotme për mediet, Panucci u irritua nga pyetja e gazetarit të “Supersport” Gjergji Stefa, i cili e pyeti se po të ishte në vend të Dukës, çfarë do të bënte ai me Panuccin. Kjo gjë shkaktoi irritm tek tekniku italian, saqë mes replikave të ashpra, ai e quajti gazetarin të paedukatë madje i kërkoi që të “qepte gojën”.

Debati i Panuccit me gazetarin

Gazetari: Në një vit e gjysmë keni ndryshuar shumë, lojtarë e skema. Të gjithë thonë e kemi fajin ne. Në përqindje si mendoni, kush janë fajtorët kryesorë. Nëse do ishit në vend të Dukës, do t’i jepnit besim Panuçi për të vazhduar punën?

Panuçi: Përqindjet i bëni ju, si gazetarë. Për Dukën, nuk di ç’të them. Nëse Duka ka besim më mban, nëse jo më çon në shtëpi. Kur thoni Kosova apo Ukraina, nuk të intereson nëse mungojnë 14.

Gazetari: Nuk është kështu. Ta bëra unë pyetjen. Kombëtarja është gjithmonë Kombëtare. Edhe kur luan ndeshje miqësore edhe kur mungojnë 7 lojtarë apo 18.

Panuçi: Pa 14 lojtarë Shqipëria nuk është konkurruese. Më shqetëson shumë.

Gazetari: Nuk më intereson.

Panuçi: Më shiko në sy kur flas. Tregohu presionist dhe serioz, mos shiko telefonin.

Gazetari: Të shikoj kur flas me ty.

Panuçi: I paedukatë!

Gazetari: Gjithashtu…

Panuçi: Unë jam i edukuar!

Gazetari: Edhe unë…

Panuçi: Po më bën të qesh…

Ndërhyn Ilda Bejleri: Çfarë do ndryshojmë që nesër në lidhje me grupin?

Panuçi: Pyesni “profesorin” atje (drejtuar gazetarit) që mendon se ne jemi Brazili. Qepe gojën, po flas unë.

Panuci-Stefa (1) on Vidnews.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303