Video / Polici hyn brenda te Shkencat e filmon studentët

Dy ditët e fundit është parë një prani mjaft e madhe e punonjësve të policisë në mjediset e fakulteteve, gjë e cila përbën shkelje të ligjit. Rasti më i fundit është denoncuar nga pedagogu Arlind Qorri, ku polici shihet duke filmuar studentët, për t’iu ushtruar më pas presion.

Reagimi i Arlind Qorrit:

Një polic hyn në mënyrë të kundraligjshme në oborrin e Fakultetit të Shkencave Sociale duke tentuar t’i frikësojë studentët me filmim. Sipas një prej të paktave nene normale të ligjit të arsimit të lartë, “Ndërhyrja e organeve të rendit publik në mjediset akademike bëhet me kërkesën ose lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë. 

Vetëm në rastet e kryerjes së një vepre penale flagrante, në rastet e fatkeqësive natyrore dhe gjendjes së jashtëzakonshme, organet e rendit publik kanë të drejtë të ndërhyjnë edhe pa lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë.” Kur policia shkel hapur dhe qëllimisht ligjin dhe prish rendin publik, u mbetet studentëve t’i rivendosin ato duke përzënë policët.

Një polic hyn në mënyrë të kundraligjshme në oborrin e Fakultetit të Shkencave Sociale duke tentuar t’i frikësojë studentët me filmim. Sipas një prej të paktave nene normale të ligjit të arsimit të lartë, “Ndërhyrja e organeve të rendit publik në mjediset akademike bëhet me kërkesën ose lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë. Vetëm në rastet e kryerjes së një vepre penale flagrante, në rastet e fatkeqësive natyrore dhe gjendjes së jashtëzakonshme, organet e rendit publik kanë të drejtë të ndërhyjnë edhe pa lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë.” Kur policia shkel hapur dhe qëllimisht ligjin dhe prish rendin publik, u mbetet studentëve t’i rivendosin ato duke përzënë policët.

Publiée par Arlind Qori sur Mercredi 9 janvier 2019

Lër një koment