VIDEO prekëse/ Flet djali që u shërua nga koronavirusi: Kini kujdes, miku im i dhomës ishte i ri por iku

Një video shumë prekëse ka postuar një nga 17 pacientët e shëruar nga koronavirusi në Shqipëri. Erind Cara ka treguar historinë e tij përmes një video-mesazhi që e ka përcjellë në rrjetin social.

“Shoku im i dhomës ishte një djalë i ri, që nuk kishte asnjë sëmundje të mëparshme, kishte një familje të mrekullueshme, nuk i mungonte asgjë, por ky virus i rëndoi shëndetin. Një frymëmarrje të thellë thjesht kërkonte ! Luftoi, luftoi deri në frymën e fundit sepse ishte larguar pa u përshëndetur me askënd, kishte ardhur se nuk ndjehej mirë, siç mund te jemi secili nga ne.”-shkruan i riu, teksa i bën thirrje shqiptarë vetëm për diçka: Qëndroni brenda!

MESAZHI I ERINDIT

CORONA VIRUS – COVID-19

Corona virus kryefjala e çdo bisede në të gjithë boten!

Sot pas 10 ditesh ne terapi prane Spitalit Infektiv ne QSUT dhe pas rezultatit te dy testeve që rezultuan negativ ndaj COVID -19, mund të them qe betejen time e fitova dhe po kthehem ne shtëpi i qetë dhe me shëndet të plotë.

Por humba dhe miq te cilet i njoha gjate kesaj beteje që nuk ja dolën , dhe pse luftuan deri ne frymen e fundit bashke me Mjek e Infermier !

Te dashur miq ! Un fitova betejen me Covid-19 , por për të fituar luften duhet kontributi i të gjithve NE . Nuk kërkohet asgjë e jashtëzakonshme në këtë luftë, por vetëm një gjë, që të gjithë kur nuk e kemi e duam aq shumë: Te qendrojmë ne shtëpi dhe te kalojmë kohë me familjarët tanë.

Më parë kishim qindra justifikime, puna, koha, pamundësia, lodhja etj .

Sot ështe momenti i duhur të japim dhe marrim dashuri, te bisedojme me njeri-tjetrin, t’u tregojme sa shume i duam. Po po sa shumë i duam prinderit, motrat, vllezërit, gjysherit, miqtë e te gjithë ata qe ne konsumojmë me ta gjenë më të rendesishme “KOHËN” !

 

Dy fjale për ata që mendojnë se ky virus është diçka pa rëndesi! Qëndroni ne shtëpi !

Ky virus nuk të jep një mundesi të dytë. Shoku im i dhomës ishte nje djalë i ri, qe nuk kishte asnje semundje të mëparshme, kishte nje familje te mrekullueshme, nuk i mungonte asgje, por ky virus i rëndoh shëndetin. Nje frymëmarrje të thellë thjesht kerkonte! Luftoi, luftoi deri ne frymën e fundit sepse ishte larguar pa u pershendetur me askend, kishte ardhur se nuk ndjehej mirë, siç mund te jemi secili nga ne. Por mbremë ai u dorzua, nuk ia doli dot, la cdo gje mbrapa dhe koronavirusi e mori pa mëshirë edhe pse ishte i ri dhe i shendetshëm. PRANDAJ, QENDRONI NE SHTEPI !

Për disa të rinj të fort, e të shëndetshëm si unë, qendroni në shtepi, mendoni për familjarët tuaj, prinderit, gjysherit imuniteti i te cilëve është më i dobët dhe COVID – 19 e ka më të thjeshtë për ti marrë në gjirin e tij.

NDAJ QENDRONI NE SHTEPI PER TE DASHURIT TUAJ !

Dy fjale të sinqerta për njerëzit më të rëndësishëm në këtë lufte, mjekët, infermierët, farmacistët, sanitarët dhe te gjithë ato qe shërbejnë dhe kontribuojnë në këtë luftë kundër Covid -19. Ata janë front në vijën e parë të kësaj beteje 24/24 për te dhënë më të mirën e tyre edhe pse rreziku është shume i lartë. Te mendosh se dhe ata kanë lëne çdo gje familjen, prindërit, fëmijët, vëllezërit, motrat, për te qen aty per tu shërbyer pacienteve te tyre , atyre qe nuk e donin kete virus, por ai erdhi dhe i infektoj , por do iu shërbejë dhe atyre që thonin “Nuk na ben gjë ne Virusi” se kur të arrish atje kërkon vetëm mëshirë, ndihme dhe përkujdesje, kupton sa e rëndesishme është JETA, por qe tani nuk është vetëm ne doren tënde, por te mjekëve, Infermierëve, Koronavirusit dhe Zotit lart në qiell , qe po na jep sinjalet e tij të kuptojmë sa e rendesishme eshte JETA, gjë të cilën e kishim harruar sepse na “mbyten” angazhimet, punet, facebook, instagram, kafet dhe gjerat e pa rendesishme.

Duhet të qendrojmë në shtepi qe keta Infermier , Mjek të jenë sa më pak të rrezikuar .

Një falenderim i veçantë shkon për Stafin e Spitalit Infektiv : Dr Najaden , Dr Arjanin , Dr Gentin etj Infermieret Semi , Dasho , Lukja , Eni , Emanuela , e te tjer .

Ju Falenderoj pa mas për çdo gje qe po bëni në ato kushte aq të veshtira !

Faleminderit !

Ne qendrojmë në shtëpi !

Ju në krye të detyres, per ta kaluar sa me lehtë këtë situate të veshtirë!

Me Respekt

Erind Cara