fbpx

VIDEO/ Presidenti Ilir Meta feston me fëmijët e fshatit SOS

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i shoqëruar edhe nga dy fëmijë të tij, Era dhe Besari, ka qenë sot në Fshatit SOS, për të kaluar me fëmijët jetimë festat e fundvitit.

“Urimi im për vitin që vjen është që të jetë një vit më i mirë për të gjithë shqiptarët, por sidomos për të gjithë fëmijët e Shqipërisë dhe për të gjithë ju. Sepse vetëm duke treguar më shumë kujdes, vëmendje e mbështetje ndaj fëmijëve, duke treguar më shumë kujdes ndaj të rinjve ne do ta bëjmë Shqipërinë edhe më të bukur edhe më njerëzore, edhe më të bashkuar, edhe më të fortë, edhe më europiane. Gëzuar dhe mbarësi për 2019-n!”, – tha Presidenti i Republikës teksa i dhuroi Fshatit SOS edhe disa libra.

/Real-news.tv/

Lër një koment