Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka publikuar një video në rrjetin social teksa viziton ushtarët e plagosur, që po kurohen në një nga spitalet e vendit.
“Shërim të shpejtë djema, besoj se dhurata më e mirë do të jetë fitorja jonë e përbashkët”, shkroi Zelensky mbi videon e publikuar.
Kujtojmë se sot ndodhemi në ditën e 18-ë të pushtimit rus në Ukrainë. Deri më tani janë shënuar mijëra viktima nga të dyja kampet, ndërsa të shumta kanë qenë edhe dëmet materiale.
Advertisement