Video/ Protestuesit në Hong Kong i kërkojnë ndihmë Mbretëreshës

god-save-the-queen.jpg

Qindra njerëz në Hong Kong kanë protestuar duke kënduar “Zot Ruaje Mbretëreshën” para Konsullatës Britanike.

Ata po kërkojnë nga ish-fuqia koloniale të kujdeset që Kina t’i respektojë liritë e qytetit të madh.

Hong Kongu është përfshirë nga protestat prej më shumë tre muajsh. Shpesh herë protestuesit pro-demokracisë janë të dhunshëm për shkak se konsiderojnë që Pekini po ndërhyn në punët e brendshme të qytetit.

Fillimisht protestat nisën kundër projektligjit për ekstradim i cili u kundërshtua fuqishëm nga populli dhe qeveria u detyrua ta tërheqë.

Tashmë protestat po vijojnë për shkak të pakënaqësive ndaj qeverisë.

Në mesin e kërkesave tjera të banorëve të Hong Kongut janë edhe realizimi i reformës zgjedhore, lirimi i të gjithë protestuesve të arrestuar, një hetim i pavarur për veprimet e policisë si dhe tërheqja e shprehjes “rebelues” kur përmenden protestat./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303