VIDEO/ Publikohen pamje tronditëse nga shpërthimi i gazit në Fier

Një depozitë gazi ka shpërthyer në një pikë karburanti në fshatin Portëz të Fierit. Për pasojë disa shtëpi janë dëmtuar, ndërsa banorët e banesave aty afër u përfshinë nga paniku, për shkak se shpërthimi ka qenë tejet i fortë.

Shpërthimi i depozitës së gazit në karburantin në pronësi të shtetasit Sokol Meçe mendohet se është shkaktuar nga një defekt në elektromotor. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të plagosur, por vetëm për dëme materiale, pasi janë këputur edhe kabllot elektrike.

Tragjedia u shmang pasi u parandalua mbërritja e flakëve në 5 depozitat e mëdha me gaz. Këto janë pamjet e momentit të shpërthimit të depozitës së gazit. TCH