Video/ Publikohen pamjet e sulmit me armë në Gjermani, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në qytetin lindor Halle në Gjermani, pas të shtënave me armë zjarri që kanë lënë të vdekur dy persona, ka thënë policia.

Përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, policia u ka bërë thirrje banorëve të kësaj zone të “jenë të vëmendshëm”, pasi nuk është bërë e qartë nëse ka më shumë se një sulmues.

Dëshmitarët kanë thënë se sulmuesi ka qenë i veshur me rroba ushtarake dhe ka pasur disa armë.

E përditshmja Bild ka thënë se sulmuesi ka nisur sulmin afër një sinagoge në zonën Paulus në qytetit, mirëpo një gjë e tillë nuk është konfirmuar.

Policia ka rrethuar zonën Paulus.

Në disa raportime është thënë se pasi sulmuesi u largua nga skena e krimit, u dëgjuan të shtëna të tjera në Landsberg.

Ende nuk dihet nëse të shtënat kanë lidhje me të njëjtin sulm.

Edhe pse një person, i shuar si sulmuesi, u arrestua, policia i bën thirrje banorëve të zonës të qëndrojnë në shtëpi.