Video/ Publikohen pamjet kur vrasësi futet në kishë në Sri Lanka

sri-laanka-1.jpg

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë kapur momentin kur bombarduesi vetëvrasës ka hyrë në kishën ku më pas kreu krimin makabër.

Pamjet tregojnë një nga sulmuesit që futet në kishën e San Sebastianit që futet në ndërtesë. Ai kishte me vete një çantë krahu të madhe. Jashtë kishës shihen një numër i madh i njerëzve të cilët po presin të futen në kishë në ditën e Pashkëve.

Mësohet që sulmet që vranë mbi 290 vetë, kanë qenë të koordinuara. Shtatë sulmues vetëvrasës kanë kryer sulme në kisha dhe hotele me pesë yje, duke vrarë qindra dhe në të njëjtën kohë duke lënë të lënduar përmbi 500 persona./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303