Video që po bëhet virale, Shaqiri i tregon shqiponjën Klopit

shaqiri.jpg

Pas humbjes të Liverpoolit në Beograd me rezultatin 2-0, polemikat që e kanë pasur ndeshjen kanë qenë të mëdha. Mungesa e Xherdan Shaqirit kundër Crvena Zvezda-Liverpul tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe mediat britanike kanë kritikuar ashpër trajnerin Klop.

Një video po bëhet virale në rrjet është ajo e “442oons”. Ajo ka sjellë situatën pas ndeshjes së Liverpulit në Beograd, në një formë komike.

Jurgen Klop shfaqet në video  i mërzitur me të gjithë yjet e tij, nga portieri Alison te ylli Salah me nivelin e treguar. Më pas shkon te Xherdan Shaqiri duke i premtuar gjithmonë një rol të rëndësishëm në skuadër. Por në atë moment, mesfushori e përshëndet me shqiponjë, ndërsa shtruar në tapet është flamuri i Kosovës.

scroll to top