VIDEO-Rama i dha ultimatum Erion Velisë të lyente shkallët e pallatit/ A është zbatuar urdhri?

Ndërsa po shoqëronte familjen Lala për strehim në katin e katërt të një pallati në Shkozë, kryeministri Rama i kërkoi kryebashkiakun Erion Veliaj të lyente personalisht shkallët e pallatit.

Dhe tre ditë pas këtij urdhri stafi i emisionit investigativ BOOM në RTV Ora, ka shkuar për të verifikuar nëse Erion Veliaj e ka lyer apo jo pallatin.

Kamerat e BOOM tregojnë se pallati është në të njëjtën gjendje siç e la kryeministri Rama dhe zgarravinat  në mure vazhdojnë të qëndrojnë aty.