fbpx

VIDEO/ Rama i jep makinës, ironizon keq: Ju rrofshin patentat juve, por…

d9dcdb6eebd09a751cf0d825ad865d02_L.jpg

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka postuar ditën e sotme një video në rrjete sociale, ku shihet duke i dhënë makinës.

Teksa xhironte, Rama thotë se edhe pse e shajnë se nuk di t’i japë makinës, ai ka dy fjalë për skeptikët.

Ai nuk lë pas edhe ironinë teksa shprehet se ‘ju rrofshin patentat ju që i keni’.

Më tutje, kryeministri thumbon duke thënë se timonin e qeverisë e ka vetë, duke iu referuar kështu opozitës në mënyrë jo të drejtpërdrejtë.

“Ja edhe makina unë nuk po e prek fare timonin, ja dhe kthesa dhe ndërkohë unë mund të komunikoj në fb me ata që më shajnë dhe të kthej përgjigje gjatë rrugës pa qenë nevoja të jem shofer por mund të jem vetë shofer. Kështu që ju rrofshin patentat të gjithëve ju.  Sa mirë do ishte që edhe të kishte edhe makina e qeverisë me drejtim automatik por për këtë s’ka. Po bëhet edhe një xhiro tjetër pak më e shpejtë. Për drejtimin e qeverisë timoni mbetem unë, për këtë periudhë njeri jam unë”, thotë Rama, ndërsa promovon nismën më të re të Vodafone për makinat inteligjente.

“ME TIMON PA TIMON SHOFERI JON OSHT KAMPION” thotë ajo kënga e vjetër, ndërsa këtu jam unë që i jap makinës pa prek timon me dorë, shkruan Rama në përshkrimin e videos.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303