fbpx

VIDEO/ Rama publikon mesazhin e gruas shtatzënë me koronavirus, përlotet në spital

Screenshot_2-7.jpg

Kryeministri Edi Rama vijon të japë mesazhe të forta në lidhje me domosdoshmërinë e karantinës.

Ai ka publikuar një video të një gruaje shtatzënë të infektuar me koronavirus e cila ndodhet e shtruar në spital e cila tregon se sapo e kanë njoftuar se është me Covid-19..

“Të plagosurit e kësaj lufte të pashoqe nuk ushqejnë frikën, po vetëdijen se kjo nuk është një lojë, po një rezistencë për ekzistencë”, shkruan Rama.

“Jam 39 vjeçe dhe jam në javën e 26 të shatzënisë. Sapo më thanë që kam Covid-19 dhe kam qenë shumë sëmurë. Kam që të shtunën në spital ndërsa sot është e mërkurë. Kam pneunomi në të dyja mushkëritë por luftoj për vete dhe për bebin.

Nuk ia vlen të dalësh nga shtëpia. E di që do mendoni  se nuk do  e merrni. Kam 3 fëmijë dhe një burrë në shtëpi që nuk do i takoj. Nuk e di si  e kam marrë por jam shumë sëmurë”, deklaruan gruaja në videon e saj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303